Një 28 vjeçar nga Malisheva është zhdukur që nga dita e shtunë. Familjarët e të riut po kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, përcjell InLajmi.
Sipas familjarëve, 28 vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, është larguar nga shtëpia të shtunën në orën 17:00 dhe që prej atëherë më nuk kanë kontaktuar me të.
Lajmi është bërë publik nga TV Malisheva, ku në njoftimin e publikuar thuhet se familja po kërkon ndihmë për gjetjen e tij.
Postimi i plotë:
“Zhduket Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës
Është zhdukur i riu, Jetmir Rudi, 28 vjeçar nga fshati Rud i Komunës së Malishevës.
Familjarët kanë bërë të ditur që nga ora 17:00 e ditës së shtune kur ka dal nga shtëpia, nuk dihet asgjë për fatin e Jetmirit.
Ata kanë treguar për TV Malisheva, se Jetmiri kishte kriza nervore e shëndetësore kohë pas kohe.
Ftohen të gjithë ata që e shohin, apo dinë ndonjë gjë për fatin e Jetmirit të lajmrohen në numrin: O44 204 484, Njazi Rudi ose në Policinë e Kosovës”./InLajmi/