Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një ulje e rasteve të reja me koronavirus, por numri i vdekjeve mbetet edhe më tutje i lartë.
Kështu, MSH-ja thotë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 qytetarë, ndërsa nga 2.084 testime, 565 kanë rezultuar të prekur, raporton Euronews.
Pavarësisht rritjes së të infektuarve, 373 qytetarë kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin e të shëruarve në 15.842, që nga fillimi i pandemisë