Në raportin e Policisë së Kosovës është njoftuar për dy vjedhje nëpër shtëpi në 24 orët e fundit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Podujevë persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur sasi ari dhe para të gatshme. Rasti është raportuar në Polici nga pronari i shtëpisë, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin, njofton koha.net.
Po ashtu një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vushtrri dje rreth orës 18:30. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të panjohur i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur sasi ari, para të gatshme dhe tri orë dore.