Ministria Italiane e Kulturës lajmëron se arkeologët kanë zbuluar mbetjet e plota të dy burrave të djegur nga shpërthimi vullkanik që shkatërroi qytetin antik romak të Pompeit në vitin 79 pas Krishtit, transmenton InLajmi.
Njëri supozohet se i përkiste statusit të lartë, dhe ishte rreth moshës 30 deri në 40 vjeç, i cili ende mbante gjurmët e një manteli leshi nën qafën e tij, kurse i dyti, ndoshta me moshë 18 deri 23 vjeç, ishte i veshur me tunikë dhe kishte një numër rruazash të shtypura, duke treguar se ai kishte qenë një skllav që bënte punë të rëndë.
Mbetjet e tyre u gjetën në Civita Giuliana, 700 metra në veriperëndim të qendrës së Pompeit antik, në një dhomë nëntokësore në zonën e një vile të madhe që po gërmohej.
Ajo është që e bënë të veçantë këtë zbulim është fakti se pas kaq shume vitesh u bë e mundur gjetja e trupave të ruajtur në mënyrë kaq perfekte, së bashku me veshjet e tyre dhe sendet që kishin me vete në momentin kur u vranë nga shpërthimi vullkanik, shkruan CNN.
“Këto dy viktima ndoshta po kërkonin strehim kur u morën nga rryma piroklastike në rreth 9 të mëngjesit,” tha Massimo Osanna, drejtori i sitit arkeologjik.
“Ishte një vdekje nga goditja termike, siç demonstrohet gjithashtu nga këmbët dhe duart e tyre të shtrënguara”. Në një deklaratë, Ministri i Kulturës Dario Franceschini tha se gjetja nënvizoi statusin e Pompeit si “një vend i pabesueshëm për kërkime dhe studime”./InLajmi/