Drejtoria rajonale e policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 151 persona mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përcjell InLajmi.
Në komunikatën e policisë tregohet se janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar gjithsej 5 fletparaqitje për biznese. Poashtu mësohet se janë shqiptuar edhe 83 tiketa të kundërvajteve në komunikacion dhe një person është ndalur në mbajtje.
Komunikata e plotë e policisë:
Me datën 21 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid në qendrat tregtare dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 151 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006, janë kontrolluar gjithsej 43 lokale dhe janë shqiptuar 5 fletparaqitje për biznese.
Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqitpuar edhe 83 tiketave të kundërvajtjeve në komunikacion, dhe në bazë të një urdhërarresti të gjykatës është ndaluar 1 person në afat prej 48 orë.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.
Lidhur me aktivitetin e datës 21 nëntor 2020, i keni të bashkangjitura edhe disa foto gjatë kryerjes së detyrave. /InLajmi/