Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me statistikat e Mirëqenies Sociale, përcjell InLajmi.
Ky raporti tregon se gjatë tre mujorit të fundit në shumë komuna ka rritje të numrave të familjeve që marrin ndihma sociale.
Sipas të dhënave nga ASK, janë gjithsej: 24 mijë e 496 familje që kanë marrë ndihmë sociale.
Bazuar në këtë raport komuna që ka më së shumti familje në asistencë sociale është Mitrovica me 2 mijë e 263 raste, apo 9.2 për qind nga numri i përgjithshëm i rasteve./InLajmi/