Këngëtari i njohur i muzikës sonë popullore, Ilir Shaqiri, ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, tani kur vetëm pak ditë na ndajnë nga Festa e Flamurit, shkruan InLajmi.
Sikur çdoherë tjetër, këngëtari ka kombinuar në mënyrë të përsosur zërin e tij unik me një realizim të mrekullueshëm vizual.
Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, kurse realizimi i videoklipit u bë nga Blerdi Malushi./InLajmi/