Angela Merkel është e njëra ndër gratë më të fuqishme në botë, e cila u bë edhe inspirim për femrat tjera që ato t’i futen politikës.
Para 15vitesh pikërisht në këtë datë, ajo mori detyrën si femra e parë, kancerlare e Gjermanisë dhe për nder të kësaj datë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shkruar për të, përcjell InLajmi.
Ministrja kosovare, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar si Merkel si një frymëzim për gratë në të gjithë botën. Ajo poashtu shtoi se trashëgimia e saj politike do të mbetet e gdhendur në historinë moderne të Evropës.
“Trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të #Evropës.
Urime!
Postimi i plotë i saj:
Kancelarja e parë femër e #Gjermanisë #AngelaMerkel mori detyrën sot, 15 vjet më parë. Udhëheqja e saj e fortë është frymëzim për gratë në të gjithë botën, për të aspiruar pushtetin dhe drejtuar shtetet e tyre në lartësitë më të mëdha. Trashëgimia e saj politike do të mbetet përjetësisht e gdhendur në historinë moderne të #Evropës.
Urime! /InLajmi/