Prej muajsh që nga nisja e pandemisë një nga çështjet shqetësuese janë masat higjienike që duhet të respektohen për të mbajtur sa më larg virusin.
Dezinfektues apo sapun, cili është më efektiv?
Sipas disa dermatologëve në Hungari, dezinfektuesi i duarve është më i mirë sesa sapuni. Dallimi thelbësor është se alkoli që gjendet në xhel than duart më pak sesa uji.
Sipas Dr. Miklós Sárdy, drejtor i Departamentit të Dermatologjisë në Universitetin Semmelweis, nëse dezinfektimi i shpeshtë i duarve do të ishte i dëmshëm, atëherë kirurgët nuk do të ishin më në gjendje të operonin.
“Nëse dikush lan duart shpesh, pehashi i lëkurës mund të ndryshojë. Sapuni shpërndan shtresën vajore të lëkurës, e cila është shtresa mbrojtëse. Dhe sigurisht, lëkura juaj mund të bëhet e pambrojtur. Nga ana tjetër, dezinfektuesit e duarve tretin me vështirësi shtresën dhjamore të lëkurës, ato nuk e irritojnë atë, por shkatërrojnë në mënyrë të përkryer bakteret dhe viruset,” është shprehur Prof. Dr. Miklos Sardy.
Eksperti gjithashtu tha se nëse dikush nuk ndihet mirë, ndoshta po përdor produktin e gabuar.
Vajrat thelbësorë përgjegjës për aromat mund të shkaktojnë një reaksion alergjik. Por kjo sipas tij nuk do të thotë që dezinfektuesi mund të shkaktojë ekzemë ose psoriazë.
Sipas dermatologes gjëja më e rëndësishme pas pastrimit të duarve është hidratimi.
“Tashmë ka produkte sikundër detergjentët e lëngshëm që mund të mbrojnë lekuren të paktën pak më mirë se një sapun mesatar dhe e ushqejnë atë pas larjes së duarve. Dhe çelësi është ky, pas çdo pastrimi ne duhet të përdorim kremin e duarve,” ka thënë dermatologja Krisztina Csernus, transmeton Euro News
Dezinfektues apo sapun, gjëja më e rëndësishme mbi të gjitha është se pastrimi i duarve mund të ngadalësojë përhapjen e pandemisë.