Këngëtarja e njohur, Katy Perry, ka zgjedhur që të ndryshojë dukjen e saj.
Duke u bërë bionde, një pjesë e madhe e fansave kanë filluar ta krahasojnë atë me këngëtaren Adele. Në një paraqitje televizive të Katy, ku shihej me makijazh ‘nude’, vetulla me ngjyrë më të errët dhe flokë të lakuara, dukej e tëra si Adele.
Po ashtu mënyra e grimit të syve ku theksoi më shumë hijet, është e njëjta sikurse e krijueses së hitit “Hello”.
Në rrjetin social Instagram, fansat menjëherë filluan të pyesnin nëse ajo është Adele, shkruan Mirror
Ndoshta bukuroshja mund të jetë inspiruar nga Adele, pasi ato njihen edhe për shoqërinë e pastër që kanë mes vete.