Suedia është një vend i cili ka shumë gjëra të përmbledhura që vendet tjera nuk i kanë. Më poshtë po i listojmë disa fakte:
1.Qysh nga vitet 1800-ta karkaleci i detit (se: kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit Gusht.
- Në Suedi jetojn 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.
- Çdo ditë në 313 dyqanet e mobiljeve të IKEA-s në mbarë botën janë ngrënë rreth 1 836 000 qofte ku më së shumti janë ngrënë nga gjermanët pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.
- Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
- Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.
- Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijn nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.
- Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993 000 kg meturina të ushqimit dhe ky ushqim shëndrrohet në lëndë djegëse (gaz) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojn autobusat dhe taksit e Stockholmit si karburant.
- Suedia ka rreth 9.7 milion banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.
- Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.
- Prindërit suedez kanë të drejtë ti shfrytëzojn 480 ditë pushim të paguar për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baba. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.
- Rripi i sigurisë nëpët automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 miljon jetë i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze Volvo. Ky rryp i sigurisë gjendet në 1 miliardë automjete të ndryshme.
- Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar mardhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka meritu një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.
- Në Suedi janë 95 700 liqenjë më të mëdhenjë se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithëshme ku disa liqenjë kanë emra qesharak si psh “lördagsträsk” që dmth përmbytjet e të shtunës.
- Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.
- Vetëm 1 % e mbeturinave shtepiake në Suedi përfundojn në vendet ku hedhen pleherat. 90 % e kanaçeve të aluminit riciklohen.
- Në Suedi rreth 85 % e banorëve jetojnë në qytete ku Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmö në jug.
- Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kan bërë njëjtë edhe 35 shtete tjera.
- Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesatarën nga organizata OECD në rank botëror që është 1776 orë. Në këtë list Suedia renditet e 6 në rank botëror.
- Suedia është e gjatë 1574 km e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershorë +38 gradë, transmeton Diaspora,
- Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fitu çmimin në këtë lëmi. Libri i saj “Gösta Berling’s Saga” është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme