Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar klinikat e QKUK-së së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Saudin Maliqi, për të parë gjendjen e hapësirave se ku po trajtohen pacientët me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, përcjell InLajmi.
Ai ka vlerësuar punën e personelit shëndetësor të cilët përkundër ngarkesave janë në krye të detyrës. “Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.
Poashtu ai shton se ka kërkuar që pacientët të kenë një trajtim efikas.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.
Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.
Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.
Bashkë ia dalim!