Një person ka vdekur gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Runik -Klladernicë, në komunën e Skenderajt., përcjell InLajmi.
Personi tjetër i aksidentuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.
I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.