Në lidhje me kontestin mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës maqedonase dhe identitit, ka folur në gazetën gjermane zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov, përcjell InLajmi.
Ka deklaruar se negociatat mes të dy vendeve do të vazhdojnë, por çështja e gjuhës dhe identitetit nuk do të diskutohet.
“Ne do të vazhdojmë të negociojmë me Sofjen, por nuk do të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Ajo është pjesë e procesit historik dhe jo vendim politik. Ne i kemi borxh popullit tonë, që ta mbrojmë dinjitetin dhe identitetin. Por, nëse Sofja nuk tërhiqet, do të duhet të gjejmë mënyra se si do ta evropianizojmë shtetin tonë (Maqedoninë e Veriut)”, tha Dimitrovi në intervistë për “DerStandard”.
Raportet mes Sofjes dhe Shkupit u prishën, pasi Bullgaria i vendosi veto Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Bashkimit Evropian për çfarë ia humbi të drejtën që të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.
Ndërkohë, që Bullgaria i dha dritë jeshile Shqipërisë e cila është në një pako me Maqedoninë e Veriut në integrimin evropian. Bullgaria krahas gjuhës dhe identitetit maqedonas, konteston edhe prejardhjen historike të disa figurave historike, të cilët Maqedonia e Veriut i njeh si heronj të saj./InLajmi/