Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30% të kapaciteteve për të trajtuar pacient me koronavirus, kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.
Tutje, ai tha se në klinikën e Neurologjisë janë 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.
“Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar ka liruar 30% të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusi Covid-19”, deklaroi Shala.
Më tej, Shala njoftoi se të infektuar me koronavirus janë 7 pjesëtar të personelit mjekësor.
“I kemi 5 pjesëtar të personelit 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar poashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”.
Ndërkaq shtoi se në Klinikë nuk ka asnjë pacient të infektuar, pasi siç thotë secili pacient që vendoset në këtë Klinikë testohet.