Qendrat për Punë Sociale kanë fare pak kapacitete për të strehuar fëmijët, madje në Kosovë ësht vetëm një organizatë joqeveritare që momentalisht ka kapacitet për t’u bërë streh e fëmijëve që për arsye të ndryshme nuk jetojnë me familjet e tyre, përcjell Inlajmi.
Kjo e dhënë është gjetur nga raporti “Analiza e nevojave mbi kapacitetet e qendrave për punë sociale në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së fëmijëve”, i cili është realizuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me Handikosin, financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Sipas gjetjes së këtij raporti, del se në gjendje edhe më të keqe janë strehimoret e viktimave të dhunës të në familje, të cilat mund të strehojnë mund të strehojnë vetëm një moshë të caktuar të fëmijëve dhe mund të strehojnë fëmijët djem vetëm deri në moshën 12 vjeçare.
Të dhënat e këtij raporti janë paraqitur përmes një konference online, teksa projekti në tërësi synon të kontribuojë në forcimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shërbimet sociale dhe Organizatat e Shoqërisë Civile që ofrojnë shërbime për fëmijët./InLajmi/