Ish-kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, është propozuar të jetë si president konsensual i Kosovës.
Metro ka mësuar se të gjitha partive ju ka shkuar sot propozimi i Nehat Idrizit si president konsensual, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.
Emri i Nehat Idrizit për president të ardhshëm ka ardhur si propozim i brendshëm duke pasur parasysh situatën aktuale që po gjendet vendi.
Idrizi tani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni Civil në Gjykatën e Apelit
Gjyqtari Idrizi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984.
Prej vitit 2000 deri më 2010 ka punuar si përfaqësues juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë.
Ndërsa, në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me 31.12.2012.
Idrizi, në janar 2013 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore,ndërsa nga shtatori i 2015 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Idrizi ishte edhe kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë në të cilën u zgjodh gjatë vitit 2016.
Po ashtu ai së fundi ishte edhe kryetar i komisionit përzgjedhës të noterëve të rinjë.