Vazhdojnë përplasjet në mes deputetëve të Kosovës, kjo ka ndodhur edhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, anëtarja, Saranda Bogujevci ka pasur një përplasje me anëtarët e këtij komisioni, raporton InLajmi
Anëtarja nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu i tha Bogujevcit që po viktimizohet sa i përket çështjes së të pagjeturve.
Bogujevci ka reaguar duke i thënë ““Kush po viktimizohet qika e mirë, unë nuk viktimizohna”,
Përpos me Musliun,Boguejvci pati një përplasje edhe me Teuta Haxhiun nga AAK-ja.
“A ta përfundojmë edhe i grahim muhabetit”, thotë Bogujevci, e cila insiston të flasë gjatë gjithë kohës kur ndodhi përplasja. /InLajmi/