Kanë kaluar 2 vite e disa muaj që nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe ende nuk janë gjetur fajtorët. Aktakuza e re akuzon për këtë vrasje Nedeljko Spasojeviq, Marko Rosiq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara. Këtë e ka konfirmuar avokatja e Arsoviq, Jovana Filipoviq për portalin Kossev poashtu shtoi se seanca e parë për aktakuzën e re është caktuar më 4 dhjetor.
Ajo tha se dy personat e dyshuar në aktakuzë akuzohen se janë anëtarë një grupi të organizuar kriminal, por që nuk është bërë i ditur emri.
“Polici Nedeljko Spasojeviq tani është akuzuar për transportimin e kryesve të vrasjes me një veturë zyrtare”-ka thënë avokatja.
Poashtu shton Filipoviq se të pandehurit në aktakuzën e re nuk akuzohen më për “ndihmë dhe nxitje të vrasjes së rëndë”, por akuzohen për vrasje të rëndë.
“Ata hoqën dorë nga neni 33, i cili i referohet ndihmës për të kryer një krim, dhe tani vetëm vrasja e rëndë mbetet në fuqi. Tani ata karakterizohen si autorë, dhe jo si persona që ndihmuan autorët,” shtoi avokatja.