Analisti Imer Mushkolaj i reagon deputetit Driton Selmanaj, pas përplasjeve të djeshme që ky i fundit pati në Kuvend me deputeten nga radhët e LVV-së, Saranda Bogujevci, shkruan InLajmi.
Duke iu referuar deklaratës së djeshme të Selmanajt, Mushkolaj u shpreh se të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për masakrat, nga thirrjet për drejtësi për viktimat e luftës dhe të pagjeturit.
Postimi i plotë i tij:
“Saranda Bogujevci ishte vetëm 13 vjeçare, kur forcat serbe pushkatuan 14 anëtarë – shtatë gra e shtatë fëmijë – të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë, më 28 mars 1999. Asaj iu pushkatuan nëna dhe dy vëllezërit, kurse ajo dhe katër fëmijë të tjerë mbijetuan. Të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për masakrat, nga thirrjet për drejtësi për viktimat e luftës dhe të pagjeturit. Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen. Ajo “ka rrnu për me tregue”. /InLajmi/