E ardhmja e Sergio Ramos mund të jetë në Premier Ligë.
Mbrojtësi spanjoll ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Real Madrid, dhe nga janari është i lirë të negociojë me klubet tjera, për një transferim të lirë në qershor.
Në mediet e huaja raportohet se “6 të mëdhenjtë” kanë treguar interesim për nënshkrimin e Ramos.
Real Madrid në anën tjetër dëshiron qëndrimin e tij, dhe po përgatitet për bisedime intensive për vazhdimin e kontratës.
Por, kjo nuk i ka ndalur skuadrat si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham që të arrijnë deri te përfaqësuesit e Ramos, për të shprehur interesimin e tyre, përcjell lajmi.net
Ramos te Real Madrid është transferuar në vitin 2005 nga Sevilla.