Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden feston sot ditëlindjen e 78-të, duke u bërë kështu presidenti më i moshuar i zgjedhur ndonjëherë në SHBA, transmeton InLajmi.
Megjithatë kjo nuk është e vetmja veçanti e kësaj dite për Biden, pasi pikërisht për ditëlindjen e tij, ai e mori lajmin e mirë nga Agjencia Associated Press se i është rikonfirmuar fitorja në Georgia.
Nga procesi i rinumërimit të votave në këtë shtet, u gjetën rreth 5.800 vota të panumëruara. Si rezultat i kësaj, Trumpi iu afrua Bidenit për rreth 1.400 vota, por të njëjtat nuk i ndihmuan dot që t’i shmanget humbjes, shkruan The Guardian.
Joe Biden pritet që edhe zyrtarisht ta marr postin e presidentit në janar të vitit 2021, që do të përcillet me ceremoninë tradicionale, sipas së cilës dekretohet çdo president i SHBA-ve. /InLajmi/