Pas reagimeve të njëpasnjëshme, është kërkuar edhe shkarkimi i zëvendëskryeministrit Driton Selmanjt, përcjell InLajmi.
Shkarkimin e ka kërkuar Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
“D.Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij e gjithë Qeveria!”, shkruan Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.
Përndryshe, ndaj Selmanajt gjatë ditës ka pasur reagime të shumta, në lidhje me deklaratën e djeshme të tij për viktimat e luftës së Kosovës./InLajmi/