Policia australiane ka thënë se rajoni i Australisë Jugore ka vendosur të futet në izolim duke u mbështetur në gënjeshtrën e një punëtori të picave, i cili kishte thënë se ka pasur kontakte me një piceri.
Izolimi i rreptë filloi të mërkurën pasi autoritetet regjistruan 36 raste, përfshirë rastet e para të transmetimit lokal që nga prilli.
Megjithatë, zyrtarët thanë se këto masa do të mund të shmangeshin, nëse ky person do ta thoshte të vërtetën që ka punuar me ndërrime në piceri.
Në vend të kësaj, ai tha se ka shkuar në piceri vetëm për të blerë një picë.
Kjo informatë e pasaktë i shtyri zyrtarët shëndetësorë të vlerësojnë se burri e ka marrë koronavirusin gjatë një ekspozimi shumë të shkurtër dhe se ky model mund të jetë shumë ngjitës.
Ndryshe, Australia është mbështetur në masa izoluese, testim të gjerë të popullsisë dhe përcjellje të rrepte të kontakteve për ta kufizuar përhapjen e koronavirusit në nivel mjaft të madh, duke u bërë shembull suksesi për shumë vende, shkruan BBC.
Deri më tani, Australia është shteti me rreth 25 milionë banorë dhe ka regjistruar 27.790 të infektuar me koronavirus dhe 907 të vdekur, transmeton Gazeta Express
Këto shifra janë shumë më të ulëta në krahasim me vendet që kanë numër të përafërt të popullsisë.