Më shumë se 2.000 amerikanë kanë humbur jetën nga koronavirusi vetëm të enjten e kësaj jave, që paraqet rekord të zi të vdekjeve që nga muaji maj, transmeton InLajmi.
Ekspertët amerikanë, paralajmërojnë se javët që po vijnë do të jenë brutale, përderisa numri i të infektuarve, e rrjedhimisht edhe i të vdekurve, do të shkojë duke u rritur vazhdimisht.
Zyrtarët shëndetësorë parashikojnë një rritje të vdekjeve, që do të përcillet me infektime dhe hospitalizime të reja. Përderisa, vetëm të enjten numri i të hospitalizuarve në spitalet amerikane ka shkuar në më shumë se 90.600 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i rasteve të reja me koronavirus ka shkuar në 187.800 njerëz.
Dr. Anthony Fauci deklaroi për CNN se ruajta nga koronavirusi është proces shumë i thjeshtë dhe se sikur secili amerikan të ndiqte udhëzimet, gjërat do të ishin shumë më mirë.
“Është frustuese sepse ne e dimë çfarë funksionin. Ne do të ishim më mirë sikur të vepronim të gjithë bashkë si shtet, t\i bënim gjërat fundamentale që i kemi përfolur, si vendosja e maskës, mbajtja e distancës dhe shmangia e turmave. Të gjitha këto nuk janë gjëra të vështira për t’u bërë”, deklaroi Dr. Fauci.
Sipas ekipit të IHME-së, 65.000 jetë do të mund të shpëtoheshin sikur që nga marsi do të bartnin maskë 95% e amerikanëve./InLajmi/