Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi ka marrë pjesë në panelin e organizuar nga Oda amerikane dhe ICK, në përkrahje të ndërmarrsve të rinjë,përcjell InLajmi.
Dumoshi ka thënë se me fokus të veçantë kam mbështetur programin e ndërmarrësisë në Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Postimi i plotë i saj:
Me shumë kënaqësi mora pjesë në panelin e organizuar nga Oda Amerikane dhe ICK me temë “Përkrahja e ndërmarrësisë së të rinjve”.
Java Globale e Ndërmarrësisë shënon ditët e suksesshme të seclit ndërmarrës që ka shpirt biznesor.
Si ministre, me fokus të veçantë kam mbështetur programin e ndërmarrësisë në MKRS.
Si asnjëherë më parë, shënohet progres në këtë drejtim, 1255 të rinj në tërë Republikën e Kosovës, janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë dhe trajnimeve profesionale për tu përgatitur pë tregun e punës.
Ndërsa tregut të punës dhe bizneseve në Kosovë me mbështetjen financiare të MKRS-së, iu shtuan 167 lider të rinj që do ta jetësojnë ëndrrën biznesore në realitet. /InLajmi/