Ka ndërruar jetë mjeku Shaqir Shehu si pasojë e koronavirusit. Mësohet se prej disa javësh Shehu po kurohej në Turqi, pasi kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi.
Shehu ishte ndër bluzat e bardha që shërbeu si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit, si dhe gjatë luftës së Kosovës. Ai u ka shkuar në ndihmë të të plagosurve të luftës, shërbim për të cilin është shpallur “Qytetar Nderi” i Kukësit
Gjithashtu kirurgu Shehu është dekoruar edhe nga ish presidenti Hashim Thaçi në vitin 2019 për kontributin e tij në ndihmë të të plagosurëve në luftën e Kosovës për liri.
Gjatë viteve 2002-2005, Shaqir Shehu mbajti postin e prefektit të Kukësit./InLajmi/