Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Republikën e Kosovës me 26.5 milionë euro në luftën kundër koronavirusit
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Në këtë njoftim po ashtu thuhet se shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog dhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti do ta nënshkruajnë sot kontratën që ka vlerë prej 26.5 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo kontratë është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.