Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme vërtetoi se punëtorët e sektorët privat, trajtohen si skllevër, ai poashtu i ka cilësuar si të pafytyrë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Azemi thotë se Paralmenti i Kosovë ka vërtetuar se Sindikata ka pasur të drejtë që punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër dhe kjo u bë e ditur edhe dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Më tutje ai shtron pyetjen “pse rrinë në atë kolltukë kurë nuk kanë rezultate?!”, e poashtu dhe vetë përgjigjet” e përgjigjja do te ju shkonte , për ti thithur benificionet e mira të shtetit.”
Komunikata e plotë:
Edhe Parlamenti i Kosovës vërtetoi se Sindikata patë të drejt kur para 4 vitesh tha, se punëtorët e sektorit privat trajtohen si skllevër. Dje në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, shumë deputetë folën për gjendjen e rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, bile u shprehen ashtu si u shpreh Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës para 4 vitesh, se punëtorët e këtij sektori po trajtohen si skllevër. Që do te thotë se edhe vetë shteti pranoi se në mbrojtjen e te drejtave të punëtorëve jo që nuk investuan por për kundër ishin akter të barabartë me pronarët në diskriminimin e jetës së punëtorëve. Tani pushtetarët dolën hapur treguan pafytyrësinë e tyre që po i bëjnë me decenie ndaj kësaj kategorie të shtypur që po lufton për mbijetesë. Përpos deputetëve të parlamentit edhe Ministri i Punës e tha se s’po mund t’ia dalin me përmirësimin e kushteve të këtyre punëtorëve
Atëherë shtrohet pyetja, pse rrinë në atë kolltukë kurë nuk kanë rezultate?!, e përgjigjja do te ju shkonte , për ti thithur benificionet e mira të shtetit.
Sa merr një deputet në muaj ne nuk marrim për një (1) vit.
Këta deputet në njërën anë të vajtojnë e në anën tjetër të vrasin.
A nuk është vrasje mos miratimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike, vrasje direkt për ekonominë e Kosovës e në veçanti për punëtorët e sektorit privat.
Shumë shpejt do vijë koha që historia do ju gjykoj për veprimet e juaja, ashtu siç u gjykua Nikolae Qaushefski, as ai nuk ka ber kurrgjë më shumë se atë që po e bëni ju sot.