Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve ka gjobitur 912 persona për mosrespektim të masave anti-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas policisë këta persona janë gjobitur, pasi që nuk kanë respektuar ligjin Covid-19.
Po ashtu janë gjobitur edhe 950 persona për mosrespektim të rregullave në trafik. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 35 aksidente me dëme materiale dhe 14 me të lënduar./InLajmi/