Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Bordit të Trepçës, Hysen Vrajolli, ka dhënë sot dorëheqje. Ky vendim ka ardhur pas ngujimit të minatorëve nëpër miniera, si pasojë e mosmarrjes së pagave.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar anëtari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Refik Mehmeti.
Ai ka thënë se Vrajolli ka thënë Vrajolli dorëheqjen e ka paraqitur me vetëdëshirë, kurse tani Bordi është duke caktuar dikë tjetër në këtë pozitë.
Numri i minatorëve të ngujuar në minierën e Trepçës dhe të Artanës ka shkuar në mbi 250, me kërkesën e tyre të vetme që t’ju paguhen pagat e muajve të kaluar dhe të mos përballen me vonesa të tilla në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës u ka premtuar atyre se pagat do të ekzekutohen më së largu gjatë ditës së nesërme.