Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segmenit i rrugës “Agim Ramadani”, do të jetë i mbyllur për qarkullim, sot nga ora 09:00, përcjell InLajmi
“Nga udhëkryqi i rrugës “Qamil Hoxha” e deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik”, thuhet në njftimin e komunës.
Mbyllja e këtij segmenti rrugor do të jetë deri në përfundimin e punimeve.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Prishtinës:
Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.
Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!/InLajmi/