Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e ka ngushëlluar familjen e 24-vjeçares nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi, e cila vdiq sot, pasi kjo e fundit nuk mundi ta përballojë sëmundjen me të cilën ishte diagnostifikuar, leukeminë akute, përcjell InLajmi.
Kryetari, Aliu përmes një postimi në rrjetin social në facebook ka ndarë dhimbjen për ikjen e Valentinës në një moshë kaq të re, siç thotë dhe ai “ Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj.”
Postimi i plotë i tij:
“Një yll iu bashkua qiellit sonte. Shpirti i bardhë i Valentina Ibrahimit, nuk arriti ta mposhtë të fshehtën sëmundje që për pak ditë ia mori jetën. Në lulen e rinisë, u shua e reja që preku zemrat e mijëra bashkëqytetarëve që u ngritën në këmbë, përpjekjet tona dhe të qindra vullnetmirëve, ishin për të ndihmuar në shërimin e saj.
Shumë dhembje, shumë lot. Fjalët nuk kanë forcë ta përshkruajnë pikëllimin.
Ngushëllime familjes Ibrahimi, shokëve e shoqeve të Valentinës, aktivistëve e të gjithë kontribuesve që u solidarizuan për shërimin e saj”,
Valentina nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe ndërroi jetë sot, në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtimin mjekësor. /InLajmi/