Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Pragë të Çekisë. Krasniqi në 1/8 e finales së kategorisë deri 48 kilogramë e mposhti Aisha Gurbanlin.
Krasniqi po konsiderohet pretendente për të fituar titull në këto gara.
Ndërkaq, Flaka Loxha është eliminuar në rrethin e dytë të Evropianit në xhudo.
Loxha në luftën e dytë u mposht nga medalistja e bronztë e botës, Julia Ko]alczyk, me një ]aza-ari. Loxha në raundin e parë në kategorinë deri 57 kilogramë e mposhti ukrainasen Mariia Skora, përcjell koha.net
Loriana Kuka është përfaqësuesja e tretë e Kosovës në këtë kampionat, e cila do të garojë nesër.