Deputetja e Lëvizjës Vetëvendosje, Saranda Bugojevci në interpelancën e thirrur sot në Kuvendin e Kosovës, për kryeministrin Avdulla Hoti, ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit ka trajtuar në mënyrë jo të duhur temën e të pagjeturve, raporton InLajmi.
Nga ana tjetër kryeministri Hoti ka mohuar fjalët e Bogujevcit, duke thënë se marrëveshja e 4 shtatorit nuk ka pasur kushtëzimi për të pagjeturit.
“Askund nuk përdoret termi kushtëzim, këtë term nuk mund ta gjeni në marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Pika 12 e marrëveshjes specifikon saktë: Të 2-ja palët zotohen për të identifikuar personat e zhdukur. Nuk ka asnjë të keqe nga këto zotime dhe aty nuk ekziston fjala kushtëzim”, ka thënë Hoti.
I pari i qeverisë më tutje tha se tema e të pagjeturve dhe të zhdukurve do të përfshihet në marrëveshjet me Serbinë.
“Nëse do të ketë marrëveshje me Serbinë, pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve e cila do të ketë garancë ndërkombëtare”, u shpreh Hoti.
Kryeministri e pranoi se mosdhënia e informacioneve nga ana e Serbisë ka ngadalësuar procesin për të pagjeturit dhe sipas tij për personat e zhdukur janë angazhuar edhe mekanizmat ndërkombëtar./InLajmi/