Fadil Nura është deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përcjell InLajmi.
Nura, si radhë e Partisë Demokratike të Kosovës, do të ulet në karrigen e Kadri Veselit, pasi ky i fundit gjendet në Hagë si i akuzuar i Gjykatës Speciale.
Ky vendim i KQZ-së vjen pas rekomandimit të zyrës së presidentit të shtetit dhe pasi Nura në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti të sigurojë 8.959 vota.
Në këtë mbledhje, është caktuar edhe numri i votuesve për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
Në zgjedhjet e 15 marsit të 2021-s, në Podujevë do të mund të votojnë 87.381 votues. Ndërkaq në zgjedhje në Mitrovicë të Veriut do të mund të votojnë 23.313 votues./InLajmi/