Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha ka reaguar pas përleshjës fizike në seancën e Kuvendit të Kosovës në mes të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi me deputetët e LVV-së Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati, përcjell InLajmi.
Basha ka thënë se e gjithë kjo rrëmujë u bë për shkak të të Driton Selmanajt, të cilin ky i fundit e quajti “palaço”
Ai ka shtuar se kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi.
Postimi i plotë i tij:
Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve.
Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme.
Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi! /InLajmi/