Ndonëse ishte paralajmëruar të fillojë në ora 11:00 konferenca e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, mirëpo kjo konferencë është shtyrë për 45 minuta,

Në një njoftim të Dhomave të Specializuara të gjykatës Speciale, thuhet se kjo konferencë do të transmetohet në internet 45 minuta me vonesë.

“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.
Sipas rregullave të Speciales, ky transmetim ka gjasë të jetë shtyrë prej 45 minutave për shkak të specifikave të ndryshme që mund të jenë gjatë procesit.




















