Ende nuk dihet fati i pilotit të avionit që u zhduk nga radari natën e kaluar.
Ushtria tajvaneze njoftoi se luftaraku bombardues F-16 u zhduk gjatë fluturimit të stërvitjeve të natës.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit njoftoi se avioni u zhduk nga radari natën e kaluar, 2 minuta pas ngritjes dhe se fati i pilotit nuk dihet ende.
Një kërkim masiv është nisur në det dhe në tokë përreth bazës ajrore bregdetare pranë qytetit Hualien në Tajvanin lindor.
Muajin e kaluar, aeroplani luftarak F-5E i Forcës Ajrore Tajvaneze u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, dhe ajo përplasje ishte fatale për pilotin,raporton AP.
Incidenti i fundit ndodhi në mes të presionit ndaj të cilit është ekspozuar forca ajrore tajvaneze për shkak të ndërhyrjes së pa autorizuar të avionëve ushtarakë kinezë në hapësirën ajrore të Tajvanit, të cilën Kina e konsideron pjesë të territorit të saj, transmeton Gazeta Express.
Tajvani bleu aeroplanë luftarakë F-16 nga aleati i saj më i madh në SHBA në 1990, dhe ndërkohë i modernizoi ato, por gjithashtu kërkoi nga Pentagoni që të binte dakord për t’i shitur modelet më të fundit të këtij, sipas ekspertëve ushtarakë.