Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se puntorët të cilët punojnë në zonat e kuqe mund të kthehen në vendbanimet e tyre, deri në një orë pas fillimit të orës policore, përcjell InLajmi.
Për këtë, Rukiqi tha se ai ka marrë konfirmimin nga Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme dhe nga Policia e Kosovës.
Ai shtoi se ata që punojnë edhe pas orës 19:00, janë të drejtë të lëvizin, duke prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK-ja.
Postimi i plotë i tij:
Sapo kam marr konfirmimin nga autoritetet pergjegjese per dy çeshtje:
1) Punetoret qe punojne ne zonat e kuqe dhe ku ka ore policore, mund te levizin, perkatesisht te kthehen ne vendbanimet e tyre, deri ne nje ore, pas fillimit te ores policore. Te njejtit duhet te kene vertetimin qe kane qene ne orar te punes, deri ne ora 19;
2) Per punetoret e kompanive qe e kane te organizuar punen me turne, nga sektoret qe ju lejohet veprimtaria, pra qe punojne edhe pas ores 19 (prodhim, sherbime, etj), lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.
Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve./InLajmi/