Futbollisti shkupjan dhe anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është lojtari më i mirë i huaj në historinë e Levantes.
Enis Bardhi disa ditë më parë arriti numrin e 100 paraqitjeve në ekipin e Levantes, e që është rekord për një të huaj, por futbollisti shqiptar është edhe golashënuesi më i mirë i lojtarëve të huaj.
Gazeta ‘Marca’ e quan kualifikimin në Kampionatin Evropian si shtysë motivim i mjaftueshëm që Enis Bardhi të marrë epitetin e lojtarit më të mirë të huaj në historinë e këtij ekipi.
Që nga viti 2017 kur Bardhi u bashkua me Levanten, ai është bërë shënuesi më i mirë i huaj i klubit. Ky është sezoni i tij i katërt në klubin spanoll të La Ligas dhe me numrin e golave ai kaloi edhe futbollistin, Mustafa Rigën, transmeton Gazeta Metro.
“Ai është lojtari i 9 i huaj që ka arritur 100 paraqitje për Levanten, pra i cili ka arritur numër treshifrorë të paraqitjeve të tij në këtë ekip”.