Është sulmuar kisha katolike në Viti nga disa persona të panjohur, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, përcjellë InLajmi.
Prokurori ka njoftuar se rasti është duke u hetuar teksa raportohet se nuk ka pas ndonjë dëm material.
“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në Kishën katolike dhe përveç dëmeve materiale, nuk është vjedhë asgjë. Është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
Ndryshe, Policia ka njoftuar edhe për inicdente tjera kriminale.InLajmi/