Zëdhënësi i policisë së kësaj komune, Shaban Osmanollaj, ka deklaruar se ishte një grua 30-vjeçare ajo që tentoi të kryente plaçkitje, e që është kapur nga policia.
Asaj i është gjetur një armë lodër, e cila i është konfiskuar., njoftuan KlanKosova
Rasti i tentimit të plaçkitjes ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe bëhet e ditur se pronarja e barnatores nuk ka qenë në gjendje të mirë pas plaçkitjes dhe e ka mbyllur lokalin.