• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 18 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Nisin procedurat për privatizimin e Hotel Grand-it

J G nga J G
16 November 2020
në Kosovë
0 0
0
Nisin procedurat për privatizimin e Hotel Grand-it
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka filluar me procedurat për t’iu ofruar ndërmarrjen shoqërore “Hotel Grand” në Prishtinë, investitorëve privatë. Kjo po bëhet përmes Ligjit për investime strategjike.

Megjithatë, një nismë e tillë po kundërshtohet nga ish-blerësi i këtij hoteli.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi, ka thënë se për këtë proces kanë tre investitorë të interesuar.

“Deri në këtë fazë komisioni ndërministrorë i ka shqyrtuar këta investitorë. Tani do të formohet grupi operacional për t’i shqyrtuar këto aplikacione”, thotë Krasniqi

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

Vlera e Hotel Grand më 2006 – 8 milionë euro

Hotel Grand në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga Zylqif Berisha, pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’.

Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

Por, më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së.

Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.

“Nuk mund të shitet dy herë”

Armend Berisha përfaqësues i blerësit të kësaj ndërmarrje shoqërore, i ka thënë se ende janë në procese gjyqësore lidhur me Hotel Grand dhe se askush nuk ka të drejtë të privatizojë apo të ndërmarrë çfarëdo veprimi për këtë ndërmarrje.

“Pasi që t’i shtjerrim të gjitha mundësitë në gjykata në Kosovë do të vazhdojmë me arbitrazh të jashtëm. Pagesat që ne i kemi bërë për blerjen e Hotelit i kemi në AKP, ne kemi bërë investime shtesë dhe nuk janë kthyer ato. Gjithë kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund”, tha ai.

“Ne i kemi njoftuar me shkrim Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që jemi në proces gjyqësor. Kjo pronë është në kontest dhe nuk mund të jetë objekt i shitjes”, shtoi Berisha.

AKP: Hotel Grand i gatshëm për privatizim

Nga zyra për informim e AKP-së i kanë thënë se të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të AKP-së.

“AKP është duke administruar me këtë hotel i cili është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për investime strategjike. AKP po koordinohet me Qeverinë e Kosovës në gjetjen e investitorëve relevantë nga fusha e hotelerisë në privatizimin e Hotelit Grand, aset ky i një rëndësie të veçantë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.

Bordi i drejtorëve i AKP-së, thuhet se do ta trajtojë me kujdes rëndësinë e këtij aseti për ekonominë e Kosovës dhe do të marrë vendim për hapat e ardhshëm.

Çfarë parasheh Ligji për investime strategjike?

Ligji për investime strategjike, përmes të cilit po synohet të privatizohet Hotel Grand, pati hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2017.

Sipas këtij ligji, vëllimi i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik është nga 10 milionë deri në 30 milionë euro, varësisht nga sektori.

Prioritet në përzgjedhjen e projekteve për të fituar statusin e investimit strategjik, sipas këtij ligji ju jepet projekteve me vëllim më të madh investimesh dhe të cilat gjenerojnë më shumë vende pune.

Grand Hotel ishte inauguruar më 25 prill të vitit 1978. Ai ka një sipërfaqe nga përafërsisht 32.000 m2. Hoteli është i pajisur me objekte tjera: restaurant, tavernë, kafe bar, bar i natës si dhe salla për konferenca.

Aktualisht, në hapësirat e Hotelit Grand operojnë biznese të ndryshme, duke filluar nga shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, të kontabilitetit, organizata të huaja, aparate bankare, hapësira reklamuese e të tjera, raporton REL

Në vitet e 70-ta, Hoteli Grand njihej si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi.

Tags: ATKHotel GrandVesel Krasniqi
Postimi i mëparshëm

Nisma kërkoj gjykimin nga Specialja, reagon Daqiç: Fatmir Limaj vrau dhe torturoj serb në Kleçkë

Postimi tjetër

Ralf Gjoni: Të miratohet një rezolutë për dënimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve

Të ngjajshme Postime

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Vdes shoferi i kamionit që u rrokullis në Mazgit

15 December 2025
Postimi tjetër
Ralf Gjoni: Të miratohet një rezolutë për dënimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve

Ralf Gjoni: Të miratohet një rezolutë për dënimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve

Lajmet e fundit

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

18 December 2025
“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

“Mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi”

17 December 2025
Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

17 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Alba rrëfen historinë e tradhtisë nga partneri: I kam parë të gjitha, të brendshmet, flokët…

Alba rrëfen historinë e tradhtisë nga partneri: I kam parë të gjitha, të brendshmet, flokët…

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu