Drejtuesit e lartë UÇK-së ndodhet para Gjykatës në Hagë dhe lufta e Kosovës ka prodhuar një debat të ashpër në Shqipëri. Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj Lulzim Bashës për asimilimin e provave të luftës së Kosovës.
Milaim Bellanica është dëshmirtari që ka filmuar masakrën e bëra nga Serbia në Krushë të Madhe. I ftuar në Open në Top Channel, Bellanica tregoi ekskluzivisht bisedën me Lulzim Bashën.
“Kam shku në Kukës ku ka qenë strehu personat e Suharekës. Aty kanë ardh disa persona me uniforma të Gjykatës së Hagës. Lulzim Basha ka ardhur me 13 persona të tjerë me helicopter në Kukës.
Me kanë thirrë në emër. I zoti i shtëpisë më tha o kosovar më fike derën. Të strehuarit e tjerë kujtuan se ishte armiku. Basha më tha se jam student në Hollandë, dhe punoj si përkthyes për Gjykatën e Hagës. Më tha për kasetën që ne e ruajmë më mirë. Më ka pyt edhe sa para kam marrë për regjistrimin dhe i kam thënë se e kam ba për familjen time.
I kam kërku vetëm të largohem nga Shqipëria dhe më thanë se Gjykata e Hagës nuk lëviz njerëz, por në bashkëpunim me BBC do të largojmë nga Shqipëria, vetëm kasetën origjinale ta kemi ne. Unë pranova’- tha Bellanica.