Barcelona është duke provuar të përforcojë fazën defensive në afatin e janarit.
Trajneri Ronald Koeman, dëshiron të bëjë ndryshime në mbrojtje dhe tashmë i ka vendosur 3 emra në listë, që mund të transferohen në “Camp Nou” gjatë janarit.
Barcelona është duke vëzhguar Shkodran Mustafin, Joel Matipin dhe Antonio Rudiger, raporton Sport.
Mustafi ende s’ka rinovuar me Arsenalin, ndërsa kontrata i skadon në verën e ardhshme, transmeton Gazeta Metro.
Mbetet të shihet nëse do realizohet kalimi i shqiptarit të gjiganti blaugranas.