Më 5 nëntor në Gjykatën e Hagës në Holandë u dërguan Hashim Thaçi që dha dorëheqje nga pozita e presidentit, Kadri Veseli i PDK-së dhe Rexhep Selimi i VV-së, kurse një ditë më parë u arrestuar Jakup Krasniqi i NISMA-s.
Lidhur me këto zhvillime deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, beson fuqishëm se të 4 këta por edhe të gjithë të tjerët do të dalin ballëhapur.
“Pres që Kosova të dalë ballëhapur nga ky proces, në Speciale nuk është emri i përveçëm, por Kosova si shtet. Besoj që do të ketë drejtësi, se Kosova nuk ka qenë vetëm, por me aleatët ndërkombëtarë. Pres një triumf të radhës të Kosovës”, ka thënë Musliu, në Reporteri intervista.
Ajo ka lavdëruar paraqitjet e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, dhe të tjerëve para Gjykatës Speciale “Paraqitjet kanë qenë dinjitoze”, ka thënë ajo.