Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj të mbajë edhe gjatë ditës së diele, përcjell InLajmi.
Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi kontinentin Evropian, konkretisht mbi gadishullin e Ballkanit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje stabile.
Prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës do të krijoj kushte që mëngjesi i së dielës dhe mbrëmje të kenë mjegull të radiacionit apo rrezatimit tokësor.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në zero gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare./InLajmi/