Shpend Ahmeti ka nisur vikendin duke bërë thirrje të respektohen masat e reja anti-Covid, përcjellë InLajmi.
Ditë më parë Ahmeti ishte kundër masave të reja nga Qeveria ndërsa sot ka befasuar me veprimin e tij duke bërë thirrje të respektohen .
Ai tha se kjo fundjavë po fillon me masa të reja restriktive të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19. Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.
Ndryshe, nga dje kanë hyrë në fuqi masat e reja ku Prishtina është një nga zonat më të rrezikuara./InLajmi/