Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar familjen e Labinot Aliaj, përcjellë InLajmi.
Hoxhaj ka thënë se është humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e Aliajt.
Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën., ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Humbje e madhe për familjen, Istogun dhe Partinë Demokratike të Kosovës, vdekja e papritur e anëtarit dhe asambleistit tonë, Labinot Aliaj.
Aktivizmi, bujaria, shembëlltyra e një djali të dashur e punëtor, do të na mungoj të gjithëve, e veçanërisht neve në parti. Ai ishte sinonimi i të mirës dhe angazhimit pa përtesë për komunitetin, qytetin dhe Kosovën.

Në emrin e Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe gjithë aktivistëve që e njohen e punuan me të.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovë, Labinot!/InLajmi/